Lajme

Ibishi: Serbia paraqitet problematike në shumë fusha, duke filluar nga siguria

09/25/2026 14:33
nga:Y I

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq pritet të japë dorëheqje të dielën e kësaj jave.

Në emisionin “Kosova Today”, eksperti i sigurisë, Nuredin Ibishi tha se Serbia paraqet problematika në shumë fushë, përfshirë atë të sigurisë në rajon.

“Serbia paraqitet problematike në shumë fusha, duke filluar nga siguria, zbatimi i ligjit, të drejtat e njeriut dhe çështje të tjera të rajonit, që në një formë Serbia nuk po respekton, por është edhe problematike në sigurinë rajonale”, tha Ibishi.