Lajme

Ibishi: Rritja e kapaciteteve ka ngjitur FSK-në për tre pozita në “Globalfirepower”

01/30/2026 19:47
nga:Sh R

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Nuredin Ibishi, e ka vlerësuar si të arritur të madhe rankimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës për tri pozita më lartë në platformën prestigjioze “Globalfirepower”, që për nga fuqia ushtarake renditet e 138-ta.

Ibishi, në “FIVE” në Dukagji, u shpreh se ky avancim tregon për rritjen e kapaciteteve të FSK-së, duke marrë parasysh rreth 60 faktorë që ndikojnë në fuqinë ushtarake, përfshirë buxhetin, kapacitetet operative, forcat aktive dhe rezervë, si dhe kushtet gjeografike të vendit.

“Kemi rritjen prej tri pozitave tani prej 141 jemi në 138-të dhe kjo tregon që me rritjen e kapacitete janë diku rreth 60 faktorë determinues që tregojnë fuqinë edhe fuqinë e shtetit, buxhetit dhe aspekteve efektive, luftarake, forcave aktive dhe rezervë si dhe kushtet gjeografike. Mendoj, se ky avancim ka ardhur si rezultat i gjithë tranzicionit të shkëlqyeshëm që përfundon më 2028 dhe mendoj që përtej asaj FSK-ja ka arritur kapacitetet njerëzore pasi nga 5000 mijë forca aktive kemi 4420 dhe pjesa rezervë po shkon duke u avancuar dhe po shkon duke u rritur”, u shpreh Ibishi.

Ibishi, mes tjerash, u shpreh se armatimi dhe pajisjet ushtarake të kontraktuara që pritet të vijnë së bashku me rritjen e kapaciteteve njerëzore dhe teknologjike janë tregues se Kosova po lëviz drejt një avantazhi më të fortë në renditjen globale të fuqisë ushtarake.

“Edhe armatimi dhe pajisje ushtarake disa janë siguruar dhe ato që janë kontraktuar dhe do të mbërrijnë me kohë dhe të gjitha këto tegojnë se Kosova po shkon në hapa të sigurtë të drejt një avantazhi më të mirë në aspektin e rankimit global të sigurisë së Kosovës”, u shpreh Ibishi.