Lajme

Ibishi: Nuk mendoj që do të zhbëhet Bondsteel-i

02/28/2025 19:51
nga:Mergim Rreci

Eksperti i sigurisë, Nuredin Ibishi, deklaroi se nuk beson që Kampi Bondsteel do të mbyllet, por që disa prej kontingjenteve mund të zvogëlohen në një përqindje, ashtu siç është paralajmëruar.

“Unë nuk e shoh si të mundshme që Bondsteeli do të zhbëhet. Eventualisht mund të zvogëlohen trupat, gjë që u spekulua nga diplomacia italiane se do të bëhet tërheqja e kontingjentit. Unë nuk e shoh të mundshme zhbërjen e Bondsteelit, por normalisht që disa prej këtyre kontingjenteve do të zvogëlohen në përqindje çfarë është paralajmëruar, por jo mbyllja”, u shpreh Ibishi në emisionin “DPT TE FIDANI” në Klan Kosova.