Lajme

Ibishi: Ekziston mundësia për një sulm si ai i Banjskës – lidershipi të ketë kujdes me deklaratat për luftë

05/01/2024 08:56
nga:N K

Eksperti i sigurisë, Nuredin Ibishi, në një intervistë për Gazeta Blic, ka folur rreth deklaratës së Zv/kryeministrit Besnik Bislimi se duhet të bëhemi gati për luftë. Ai thotë se lidershqipi jonë duhet të jetë i kujdesshëm përkufizimet sa i për ketë terminologjisë është luftë apo sulm, një përkufizim i tillë mund të shkaktojë shqetësim te opinoni.

“Mendoj që lidershipi jonë duhet të jetë i kujdeshëm përkufizimet sa i përket terminologjië është luftë apo ndonjë sulm. Një përkuzifim më të ngushtë e gjitha kjo mund të shkaktojë shqetësim të opinonit të brendshëm, njëkohësisht t’i dekurajojë invesitorët e jashtëm për investime strategjike sa janë të nevojshme në Kosovë”, tha ai.

Ibishi tutje shton se këmbimi i territoreve, në këtë situatë mund të sjellë konflikte të reja në Kosovë.

“Këmbimi i territoreve apo loja me kufij në këtë situatë, mund të sjellë konflikte të reja Kosova por dhe në Ballkan nëse mendohet në aspektin e kufizimeve etnike të territoreve”, u shpreh Ibishi.

Krahas kësaj Ibishi thotë se ende ekziston mundësia për një sulm hibrid ndaj Kosovës, përderisa ende kemi prezencë të forcave militare serbe.

“Ekziston sulmi hibrid ndaj Kosovës ajo që ndodhi me 24 shtator sulmi terrorist në Bajnskë dhe për këtë duhet të jemi të kujdesshëm se akoma kemi prezencë në kufijtë e Kosovës forca militare serbe dhe grupe tjera që po bëjnë stërvitje në afërsi dhe ende është një rrezik potencial”, deklaroi eksperti i sigurisë Nuredin Ibishi./Gazeta Blic/