Sporti

Benjamin Mendy lirohet me kusht, akuzohet për shtatë krime përdhunimi dhe sulmi seksual

01/07/2022 18:21
nga:Mergim Rreci

Benjamin Mendy u lirua me kusht këtë të premte.

Reprezentuesi francez, i cili akuzohet për shtatë krime përdhunimi dhe sulmi seksual, është arrestuar në Angli që nga fundi i gushtit, përcjell GazetaBlic Sport.

Sipas BBC, çështja e Mendy u shqyrtua dhe Gjykata e Chester vendosi që lojtari mund të lirohej. Gjyqi i tij fillimisht ishte caktuar për 24 janar, por është shtyrë dhe mund të zhvillohet në qershor, por data përfundimtare ende nuk është vendosur.

Mbrojtësi tani do të duhet të jetojë në shtëpinë e tij, të mos kontaktojë me asnjë nga ankuesit dhe të dorëzojë pasaportën e tij. Të gjitha këto kushte janë pranuar nga lojtari.

/GazetaBlic Sport/