Sporti

Austria me ndryshime të mëdha, ky pritet të jetë plani anti-Itali

06/24/2021 22:54
nga:Mergim Rreci

Austria po planifikon një tjetër ndryshim të taktikave për ndeshjen ndaj Italisë.

Trajneri Franco Foda, babai i të cilit është italian, është i njohur për përshtatjen në ndeshje dhe përdori tre formacione të ndryshme në tre lojërat e grupeve, përcjell GazetaBlic Sport.

Pas një mbrojtje prej tre futbollistëve në fitoren 3-1 kundër Maqedonisë së Veriut dhe humbjes 2-0 ndaj Hollandës, ai kaloi në një fitore ndaj Ukrainës.

Sipas Sky Sport Italia dhe La Gazzetta dello Sport, Austria po planifikon një formacion 4-1-4-1, me Florian Grillitsch që vepron si mesfushor shkatërrues.

Do të ishte gjithashtu një detyrë e veçantë për Marcel Sabitzer, të cilit i kërkohet të mbulojë Jorginho për të mbyllur njërin ndër futbollistët kryesor në strukturë të Italisë.

David Alaba pritet të luajë si mbrojtës qendror.

Formacioni i mundshëm: Bachmann; Lainer, Dragovic, Hinteregger, Alaba; Grillitsch; Laimer, Sabitzer, Schlager, Baumgartner; Arnautovic

/GazetaBlic Sport/