Sporti

Ian Maatsen befason me skuadrën e re

06/28/2024 23:23
nga:E K

Ian Maatsen është bërë me skuadër të re.

Mbrojtësi holandez është zyrtarizuar si futbollist i ri i Aston Villës.

Maatsen muajt e fundit ishte i huazuar nga skuadra e Chelseas te Borusia Dortmund.

Aston Villa u dasht të paguaj 35 milionë funte për transferimin e tij.

Maatsen regjistroi 16 paraqitje në Bundesligë dhe shtatë në Ligën e Kampionëve, duke gjetur rrjetën në triumfin e klubit në çerekfinale ndaj Atletico Madridit.