Lajme

IAMN dënon sulmin ndaj “Elektrokosmet”: Serbët po paralajmërojnë protesta kundër marrëveshjes energjetike në Bruksel

06/24/2022 13:36
nga:Genita C

Insitutit për afirmimin e mardhënjeve ndëretnike ka dënuar ashpër sulmin në ndërtesën e Elektrodistribumit në veri të Mitrovicës, raporton GazetaBlic.

Sipas informacioneve që posedon ky institut thuhet se janë dëmtuar dy kabllo të tensionit të lartë dhe katër vetura që kanë qenë afër ndertesës.

Madje, në njoftimin e fundit të IAMN-së thuhet se marrëveshja për energji mes Kosovës dhe Serbisë po kundërshtohet fuqishëm nga pala serbe.

Sipas tyre, disa përfaqësues ekstrem serb të veriut kanë paralajmëruar edhe protesta kundër marrëveshjes energjetike në Bruksel.

NJOFTIMI I PLOTË:

Sipas informacioneve që posedon zyrja e Insitutit për afirmimin e mardhënjeve ndëretnike në veri të Mitrovicës mbrëmë është sulmuar me granatë dore M52 ndërtesa e Elektrodistribumit në veri të Mitrovicës, me ç’rast janë dëmtuar dy kabllo të tensionit të lartë dhe katër vetura që kanë qenë afër ndertesës.

Sipas IAMN, ditëve të fundit pas pajtimit për udhërrëfyes për marrëveshjen për energji në Bruksel në mes të Kosovës dhe Serbisë kemi vërejtur thirrje të ndryshme nga parti dhe inicijativa qytetare serbe në veri se ndjehen të tradhëtuar nga pala serbe. IAMN, njofton opinion e gjerë kosovar që disa përfaqësues ekstrem serbë të veriut kanë paralajmruar edhe protesta kundër marrëveshjes energjetike në Bruksel duke u përpjekur të minojn marrëveshjen e arritur.

Sipas IAMN, strukturat paralele serbe në veri janë të interesuara që marrëveshja për energjetik të mos jetësohet në atë pjesë te Republikës së Kosovës.