Sporti

Amir Rrahmani dhe 2 titullarë të Napolit mbeten një natë në Romë, i bashkangjiten me vonesë bashkëlojtarëve tek Napoli

09/11/2021 12:55
nga:Mergim Rreci

Napoli preket nga kaosi me COVID-in, teksa tre prej futbollistëve të trajnerit Luciano Spalletti kanë kaluar natën në Romë.

Pas rikthimit nga kombëtaret, mbrojtësi Rrahmani, mesfushori Elmas dhe sulmuesi Osimhen kanë pasur probleme me policinë në “Fiumiçino”, si rrjedhojë e fakteve se Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Nigeria, ashtu sikurse të gjitha vendet afrikane kanë norma të tjera kundër COVID-it.

Prandaj, pasi nuk kanë pasur të plotësuar të gjithë dokumentacionin e tyre lidhur me pandeminë, të tre futbollistët e Napolit i janë bashkuar Spallettit vetëm pasditen e djeshme dhe janë në dyshim sot për Juven.