Sporti

Ia siguroi titullin kampion për herë të fundit Trepçës, Nelson motivon ish skuadrën: Vetëm fitore ndaj Yllit

05/21/2024 17:22
nga:Mergim Rreci

Trepça dhe Golden Eagle Ylli do të përballen të enjten në ndeshjen e 5-të finale të basketbollit kosovar.

Fituesi i këtij takimi do të jetë kampion në Superligës së Kosovës në basketboll. Deri më tash, dy ndeshje i kanë fituar mitrovicasit, kurse dy fitore kanë siguruar edhe të drejtuarit e Petar Mijoviq.

Ish basketbollisti i njohur amerikan i skudrës së Trepçës, Jaleel Nelson, i ka motivuar basketbollistët e skuadrës nga Mitrovica para ndeshjes shumë të rëndësishme ndaj Golden Eagle Yllit, që natyrisht se është edhe ndeshja e sezonit.

Nelson kishte zhvilluar një sezon të jashtëzakonshëm me “Minatorët” në edicionin 2011/12, duke fituar titullin kampion, ku që nga ajo kohë Trepça nuk ka arritur të stoliset me këtë trofe.

Ai konsiderohet të jetë njëri ndër basketbollistët më të mirë që ka luajtur në basketbollin tonë kosovar, duke fituar trofe më pas edhe me skuadrën e Pejës.

Nëpërmjet ‘GazetaBlic Sport‘, Nelson tha se Trepça ka basketbollistë të shkëlqyer dhe se ata duhet të japin gjithçka në parket në këtë takim.

Paç fat Trepça! Të enjten është një ndeshje e rëndësishme, kështu që le ta kryejmë punën! Mos u jepni asgjë dhe merrni gjithça prej tyre ! Forca Trepça!“, ka thënë Nelson në mesazhin e tij.

/GazetaBlic Sport/