Albert Krasniqi nga shoqëria civile ka kritikuar Kurtin për përdorim të gjuhës denigruese ndaj opozitës, derisa thotë se sot ia ka shtrembëruar emrin LDK-së duke i thënë “LDKyhi” dhe treguar batuta me miza, raporton Gazeta Blic.
Përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ky model i sjelljes nga një lider në pushtet është një shembull i keq, i cili mund të lërë pasoja afatgjata në diskursin publik.
Postimi i tij i plotë:
Kryetari i VV-së po përpiqet me çdo kusht të tërheqë vëmendjen e opozitës, duke refuzuar të pranojë injorimin e arsyeshëm që po i bëhet.
Sot paska përdorur gjuhë denigruese ndaj LDK-së duke i shtrembëruar emrin në “LDKyhi” dhe treguar batuta me miza, që janë pjesë e një diskursi polarizues që shpesh përdoret për të delegjitimuar kundërshtarët ose për t’i nënçmuar, duke i paraqitur si të pavlerë dhe qesharakë.
Ky model i sjelljes nga një lider në pushtet është një shembull i keq, i cili mund të lërë pasoja afatgjata në diskursin publik.