Një person ishte filmuar nga kamerat e sigurisë me një pistoletë në brez.
Incizimi ishte bërë me 4 janar rreth orës 03:30 minuta në Prishtinë ndërsa të enjten policia ka arritur që ta kap dhe ta intervistoi të dyshuarin.
“Me datë 01.02.2024 është intervistuar i dyshuari kosovar i cili ishte vërejtur me datën e cekur në disa video incizime me një pistoletë në brez. Lidhur me rastin personi i dyshuar e ka sjellë në stacion një pistoletë me gaz e cila është sekuestruar”, thuhet në raportin e policisë.
Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.


