Lajme

“Ia rrit PDK-së, ia zvogëlon LDK-së – VV shkon në 50 ”, matematika e Nexhmedin Spahiut për mandatet

02/26/2025 22:34
nga:G B

Analisti Nexhmedin Spahiu, bëri kalkulime të votave të partive politike në zgjedhjet e fundit në Kosovë, i cili tha se kishte bërë analizë që Vetëvendosje i fiton 50 deputetë.

Ai në Pressing në T7 shpjegoi sipas mënyrës së tij numrin e rritjes së deputetëve për partitë politike.

“Supozojmë që 60% i shkon PDK-së, ajo ia rritë PDK-së, po në ndërkohë ia zvogëlon LDK-së. Nuk mundet nëse i ka fitu 40%, nuk mundet me ja zvogëlu përqindjen, se 40% i ka prej krejt totalit…”, tha Spahiu.

“Kur thua nëse i fiton 40%, numri i deputetëve zvogëlohet kjo nuk ka asnjë logjikë”, shtoi Spahiu.

“Unë kam thanë që Vetëvendosje i fiton 50 deputetë, tash e shohim. Analizat e mija personale…”, shtoi ai.