Lëvizja Vetëvendosje ka ftuar qytetarët që t’i bashkohen sonte në ora 23:00 në Sheshi Skënderbeu, ku do të jetë i pranishëm edhe kryeministri Albin Kurti, raporton GazetaBlic.
Në njoftimin e publikuar pas përfundimit të procesit zgjedhor, VV ka përcjellë sloganin “Krejt për shtet, shtet për krejt”, duke shtuar mesazhin “Ia qitëm pikën edhe një herë”.
Njoftimi i plotë:
Të dashur qytetarë,
Shihemi sonte në ora 23.00 në sheshin Skënderbeu bashkë me Kryeministrin Albin Kurti.
Krejt për shtet
Shtet për krejt
Ia qitëm pikën edhe një herë!


