Kupa e Botës 2022

Ia ndaluan “shiritin One Love”, Harry Kane mbanë orën me ngjyra ylberi, kushton gjysmë milionë euro

11/25/2022 09:07
nga:E K

Ia ndaluan “shiritin One Love”, Harry Kane mbanë orën me ngjyra ylberi, kushton gjysmë milionë euro

Polemikat për shiritin e kapitenit me simbolet “One Love” vazhdojnë të jenë të pranishme në Kupën e Botës, Katar 2022.

Kombëtaret nuk u lejuan të mbajnë shiritin me stemën që simbolizon përkrahjen e komunitetit “LGBTIQ+”, pasi Katari është vend që e ndalon rreptësisht këtë, shkruan GazetaBlic Sport.

Një nga kombëtaret që ishin më në përkrahje të shiritit “One Love” ishte pikërisht Anglia.

Sulmuesi kryesor, Harry Kane duket se ka gjetur një mënyrë “improvizuese” për të shprehur përkrahjen e tij.

Ai është parë me një orë që ka ngjyra të ngjashme me ato të ylberit dhe kushton hiç më pak se 520 mijë funte.

/GazetaBlic Sport/