Showtime

Ia ‘kopjoi’ stilin e flokëve, Loredana replikon me Arta Nitajn

09/12/2021 22:33
nga:Gazeta Blic

Të famshmet shqiptare shpesh i kemi parë duke bërë “xing” me veshjet, stilet e flokëve e detaje të tjera.

Sigurisht se kjo do ndodhë se s’bën për shkak se trendet botërore janë po ato dhe gjithçka rrotullohet rreth tyre.

Por, që të pranohet burimi i inspirimit, kjo nuk para ndodh shpesh.

Sidoqoftë, me natyrën e saj të drejtpërdrejtë dhe pa komplekse, Arta Nitaj ka pranuar se për stilin e flokëve është inspiruar nga artistja Loredana të cilën edhe e ka etiketuar në Instagram.

Dhe gjeni pak si ka reaguar ajo? Në mënyrë atipike, sigurisht, si gjithmonë!

“Ti ha flokët unë” – ka qenë mesazhi i Loredanës drejtuar Artës.
E dinit për këtë raport kaq të afërt? Ne jo!