Showtime

I’a komentoi të pasmet, Melinda tregon reagimin epik që bëri Nicki Minaj drejt saj

11/27/2021 21:50
nga:G C

Reperja shqiptare, Melinda Ademi, vazhdon të jetë një emër shumë i përfolur në mediet rozë, raporton GazetaBlic.

Së fundi, Melinda ishte e ftuar në Prive ku shpalosi disa detaje të rëndësishme nga jeta e saj private dhe profesionale.

Melinda ndau me të gjithë ndjekësit dhe fansat e saj eksperiencën e para shumë viteve që e përjetoi në American Idol, pjesë e jurisë ishte këngëtarja me famë botërore Nicki Minaj.

“Ka qenë shumë interesant. Më ka thënë po më pëlqen shumë outfiti [veshja] jote, a mundesh me u rrotullu. U rrotullova dhe më tha “cute b*tt” [të pasme të lezetshme]” – ka treguar Melinda për komentin e marrë nga Nicki Minaj./GazetaBlic/