Lajme

Ia kërkoi viktimës 15 mijë euro, arrestohet i dyshuari për “detyrim”

09/28/2022 09:42
nga:Genita C

Policia e Kosovës ka raportuar një rast të detyrimit në Prishtinë.

Njësitë policore kanë arrestuar një person nën dyshimin se ka kanosur viktimën mashkull kosovar se duhet t’ia paguajë 15 mijë euro.

I dyshuari, paratë i ka kërkuar pasi që kishin dështuar nga një biznes i përbashkët.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.