Lajme

“Ia ka futur kot në atë pjesë”, Adelina Ismaili dhe Saranda Bogujevci kritikojnë qëndrimet e Duda Baljes në Komisionin për të drejtat e njeriut

04/27/2024 15:45
nga:Gazeta Blic

Deputetja dhe artistja Saranda Bogujevci ka qenë e ftuar së fundmi në emisionin “Show i Së Premtes” me Adelina Ismailin.

Në një segment të emisionit, Sarandës iu kërkua të zgjidhte mes dy kolegeve të saj deputete të cilat iu shfaqën në ekran, dhe të vendoste se kujt do t’i ndalte fjalën në aspektin e përfaqësimit në Kuvend.

Ndërsa ishin të shfaqura fotot e Ariana Musliu Shoshit dhe Duda Baljes, Saranda, e cila shërben edhe si nënkryetare e Kuvendit, u gjend përballë një zgjedhjeje të vështirë. Pas një momenti të ngarkuar me tension, ajo vendosi të zgjidhte Duda Baljen.

Arsyetimi i Sarandës ishte i qartë; ajo tha se do t’ia ndalte fjalën Dudës për shkak të disa qëndrimeve të saj publike, të cilat sipas Sarandës, kërkojnë më shumë kujdes kur vjen puna në shprehjen e mendimit dhe përfaqësimin e popullit.

Me një aludim specifik mbi qëndrimet kundër kodit civil që deputetja boshnjake ka pasur në Komisionin për të drejtat e njeriut, ku është edhe kryetare, Adelina nuk ngurroi të ndërhynte, duke shprehur të njëjtin mendim si mysafirja e saj, duke theksuar me një notë humori se edhe ajo do të zgjidhte t’ia ndalte fjalën e Dudës, pasi “ia ka futur kot në atë pjesë”.

Saranda Bogujvci, përgjatë intervistës foli edhe për karrierën e saj politike, jetesën mes dy vendeve: Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar, si dhe historinë e trishtë të luftës në të cilën ka kaluar ajo dhe familja e saj.