Lajme

Ia huq zyra e Kurtit / Përmendin në takim me shefin e Qeverisë komandantin e kaluar të KFOR

12/26/2022 13:29
nga:N M

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, priti në takim komandantin e Forcave paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë (KFOR), Gjeneral Major Ferenc Kajári dhe Shefin e EULEX-it, Lars Gunnar WËigemark, raporton Gazeta Blic.

Kështu thuhet në njoftimin e Qeveerisë, por zyra për media e ka huqur emrin dhe mbiemrin e komandatit të KFOR duke iu referuar komandatit të kaluar Major Ferenc Kajári.

Aktualisht komandant i KFOR është Angelo Michele Ristuccia

Sipas një komunikate për media të Qeverisë thuhet se në takimin e përbashkët me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi dhe Ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, u bisedua për bashkëpunimin e afërt ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës, Forcave paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë (KFOR) dhe misionit EULEX, përbrenda mandateve që kanë. U fol edhe lidhur me veprimet e strukturave kriminale në veri të Republikës së Kosovës, që cenojnë rëndë sigurinë në vend.

“Konstatim i përbashkët nga ky takim është se liria e lëvizjes duhet të rivendoset dhe se nuk duhet të ketë barrikada në asnjë rrugë”, thuhet ndër të tjera në komunikatë.

Siaps Qeverisë,gjatë takimit u pajtuan për vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë ndërinstitucional dhe bashkërendimin e veprimeve, në shërbim të paqes dhe sigurisë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, që është qëllim dhe prioritet i përbashkët i institucioneve të Republikës së Kosovës, KFOR-it dhe EULEX-it.

“U theksua profesionalizmi, maturia dhe guximi i dëshmuar i Policisë së Kosovës, në ruajtje të sigurisë dhe rendit publik në mbarë territorin e Republikës së Kosovës”, thuhet tutje në njoftim.

Eksperti i sigurisë: Nëse nuk arrihet marrëveshja për heqjen e barrikadave, ato duhet t’i heqë KFOR-i