Lajme

Ia huq sërish Pal Lekaj: Liberalizimin e vizave e ngatërron me liberalizimin e tregut

06/04/2021 11:45
nga:Y I

Deputeti të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj i janë ngatërruar fjalët sot në seancën e Kuvendit të Kosovës, shkruan Gazeta Express.

Kur ishte duke iu kundërpërgjigjur ministrit të Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati, Lekaj gaboi dhe duke thënë se ka punuar për liberalizimin e tregut, tha se ka punuar për liberalizimin e vizave.

“Ma s’pari duhet me ditë se kur ka filluar, me cilin ligj funksionin dhe se çfarë është kryer në mandatin tim si ministër për liberalizimin e vizave. Liberalizimin e tregut e pata fjalën, se i kam mendtë tek liberalizimi i vizave tuaja”, ka thënë Lekaj.

Në Kuvendin e Kosovës, Lekaj dhe Murati janë duke debatuar për çështjen e krijimit të monopoleve në kohën sa ai ishte ministër i Infrastrukturës.

Pal Lekaj: Partitë politike gjatë fushatës ishin vatër e infektimeve, të falen gjobat ndaj bizneseve