Kryeministria me anë të një komunikate, më herët njoftoi për votimin e buxhetit të paraparë për vitin 2022.
Megjithatë, me anë të një komunikate tjetër ka bërë të ditur se ka qenë një lëshim teknik nga ana e tyre.
“Ju njoftojmë se komunikata e dërguar më parë me titull “Kuvendi miraton buxhetin e vitin 2022”, ka qenë një lëshim teknik, andaj ju lutemi që ta injoroni atë. Ju faleminderit për mirëkuptimin tuaj!”, thuhet tutje në komunikatë.
Buxheti pritet të jetë 2.7 miliardë euro për vitin 2022.