Lajme

Ia grabitën 20 euro dhe e futën me dhunë në veturë, Policia arreston tre të dyshuarit në Pejë

11/12/2025 15:14
nga:Sh R

Policia në Pejë ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “Grabitje”.

Sipas njoftimit, një person e ka sulmuar një tjetër dhe nën kërcënimin e thikës ia ka grabitur 20 euro. Më pas viktima është futur me dhunë në veturën e tij dhe njëri nga të dyshuarit ka vozitur.

Shoferi e ka humbur kontrollin mbi veturë dhe është aksidentuar.

Policia ka identifikuar të dyshuarit dhe u janë konfiskuar 20 euro, thika, 3 telefona, 2 vetura.

Ata janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Policia menjëherë i është përgjigjur rastit dhe me të arritur në vendngjarje ka kuptuar nga viktima e rastit se i njëjti fillimisht ёshtё sulmuar fizikisht dhe i janё grabitur njё shumё prej 20 eurosh, nёn kёrcёnimin e mjetit tё mprehtë (thikё). Viktima ёshtё futur me dhunё nё veturёn e tij, ndёrsa njёri nga tё dyshuarit e ka vozitur veturën e tij nё drejtim tё Deçanit, e mё pas vozitёsi i veturёs humb kontrollin mbi veturën dhe aksidentohet. Pas njё pune intensive tё njësiteve tё Stacionit Policor nё Pejё, ёshtё arritur identikfikimi dhe arrestimi i personave tё dyshuar, ku tek tё dyshuarit janё gjetur dhe janë sekuestruar: njёzet (20) euro, mjeti i mprehtë (thikё), tre (3) telefona mobilë dhe dy (2) vetura tё cilat dyshohet se ishin të përfshira nё rast. Pas intervistimit nga hetuesit e sektorit rajonal pёr hetime, tre tё dyshuarit, me urdhёr tё prokurorit tё Shtetit, janё dёrguar nё mbajtje pёr 48 orё.”