Sporti

Leonardo paralajmëron diçka të re për Mbappe: Së shpejti do të shihet

12/17/2021 08:19
nga:Mergim Rreci

Me afrimin e janarit, nisin të shfaqen dyshimet e para për vazhdimësinë e Mbappe në PSG.

Sulmuesi francez përfundon kontratën e tij në qershor 2022 dhe kur merkato të rihapet ai mund të nënshkruajë me një klub tjetër, pa asnjë kosto të lidhur me një transferim, përcjell GazetaBlic Sport.

Pasi garantoi se Mbappé do të qëndronte, Leonardo, drejtori sportiv i PSG-së, shprehu këtë të enjte dyshimet e para për të ardhmen e lojtarit në Paris.

“Çfarë ka për të thënë për Mbappen? Është mahnitëse, e ndryshme dhe unike. Epo, ju e dini se çfarë duam, por së shpejti do të shihet…”, tha ai duke dalë nga një leksion në Universitetin e Sorbonës.

I rritur në Monako, Mbappe iu bashkua PSG-së në vitin 2017. Në total, ai ka shënuar 145 gola në 194 ndeshje.

/GazetaBlic Sport/