Sporti

Lazio pezullon trajnerin e shqiponjës së tyre, bëri përshëndetje raciste

10/20/2021 13:21
nga:Mergim Rreci

Lazio pezulloi trajnerin e tyre të shqiponjës, Juan Bernabè i cili kishte bërë një përshëndetje fashiste para tifozëve.

Olympia shqiponja është maskota e klubit që fluturon mbi stadiumin “Olimpico” para çdo ndeshje të Lazios, përcjell GazetaBlic Sport.

Spanjolli Juan Bernabè ka qenë trajner i Olympia që nga viti 2010.

Lazio e pezulloi atë pas një video që është bërë virale në mediat sociale, video që tregon Bernabè duke bërë një përshëndetje fashiste para tifozëve.

Bernabè bërtet gjithashtu “Duce, Duce”, kështu është identifikuar Benito Musolini, udhëheqësi i partisë fashiste italiane.