Sporti

Kai Havertz dhuron spektakël para finales, shënon gol shumë të bukur në stërvitje

05/28/2021 22:18
nga:Mergim Rreci

Nesër zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve.

Manchester City dhe Chelsea do të “luftojnë” për trofeun më të rëndësishëm për klube në Evropë, shkruan GazetaBlic Sport.

Të dy skuadrat kanë kaluar një edicion fantastik në këtë kompeticion dhe nesër do të mundohen që ta finalizojnë me sukses të ngjajshëm atë.

Chelsea ka kryer sot stërvitjen e fundit para këtij takimi të madh, atje ku Kai Havertz ka shënuar një gol jashtëzakonisht të bukur.

Ai shënoi ndaj portierit të skuadrës së tij me pjesën e pasme të këmbës, atje ku Kepa nuk pati asnjë mundësi që ta ndalte topin.

Ndeshja zhvillohet nesër me fillim në ora 21:00.

/GazetaBlic Sport/