Shefi i Stacionit të Policisë Kriminale, Srgjan Koraq, tha se policia ka marrë njoftim në orën 11:35 se në ndërtesën e Gjykatës Themelore në Podgoricë është aktivizuar një mjet shpërthyes dhe se ka lëndimet.
“Kemi konstatuar se M.B. (40), i cili ka aktivizuar mjetin shpërthyes, është vrarë. Kemi edhe pesë persona të tjerë të plagosur, të cilët janë kujdesur në Qendrën Klinike”, u tha Koraç gazetarëve.
“Kemi konstatuar se është vrarë M.B.(40) i cili ka aktivizuar mjetin shpërthyes. Kemi edhe pesë të lënduar të cilët janë kujdesur në Qendrën Klinike”
40 vjeçari Mladen Bulatoviq ka vdekur pasi ka shpërthyer një granatë dore në hyrje të Gjykatës Themelore në Podgoricë, mëson jozyrtarisht “Vijesti”.
Sipas të njëjtave informacione, nga shpërthimi i bombës kanë mbetur të plagosur pesë persona, njëri prej tyre në gjendje të rëndë.


