Sporti

I votuar si lojtari më i mirë i Manchester Cityt, Bernardo Silva vlerësohet maksimalisht nga bashkëlotjari i tij

12/14/2021 11:46
nga:Mergim Rreci

I votuar si lojtari më i mirë i Manchester Cityt për të tretin muaj radhazi, Bernardo Silva mori vlerësime të jashtëzakonshme nga bashkatdhetari Rúben Dias.

“Ne duhet t’i japim atij këtë mirënjohje sepse ai është fantastik. Ka shumë lojtarë që janë në nivelin e tij, por pak janë në gjendje të bëjnë sakrificat që ai bën. Bernardo është i tillë: ai mund të ketë të njëjtin talent si lojtarët e tjerë, por është i gatshëm të bëjë sakrifica që të tjerët nuk i bëjnë”, tha qendërmbrojtësi portugez, përcjell GazetaBlic Sport.

“Është një shembull për t’u ndjekur, veçanërisht për të rinjtë, sepse ky është personaliteti që të gjithë duhet të kërkojnë te një lojtar. Për ekipin, është më e mira që mund të ndodhë”, shtoi ai.

Manchester City, kujtojmë se do të jetë kundërshtari i Sportingut në 1/8 e Champions League.

/GazetaBlic Sport/