Showtime

I “vodhi” projektin, Rudina Dembacaj ironizon keq Einxhel Shkirën:’Talentët e ekranit’

02/09/2022 13:09
nga:Donika Fetahu

Moderatorja e njohur Einxhel Shkira, tashmë pjesë e formatit më të shikuar “Big Brother Vip”, është ndër emrat më të përfolur në mediat rozë.

Ngjarja e fundit që ‘shpërtheu’ në disa prime të “BBV”, është mosmarrëveshja me aktorin e njohur shqiptar Donald Veshaj, të cilët kanë bërë të ditur se kanë bashkëpunuar më herët, por që nuk janë ndarë të kënaqur me njëri-tjetrin, shkruan GazetaBlic.

Por në mbrëmjen e djeshme “Big Brother Vip”, ka surprizuar gati se të gjithë banorët, ndër to ishte edhe Einxhel, e cila gjatë qëndrimit të saj në shtëpinë e “BBV”, ka theksuar se ëndrra e saj ishte të ndihmonte të gjitha vajzat në pamundësi për tu shkolluar e për të patur një karrierë.

Ajo është shprehur se nëse do ta fitonte çmimin e madh, do t’ia dedikonte këtij qëllimi dhe “Top Channel” ka surprizuar atë duke i dhënë ofertën për të bashkëpunuar me një emision televiziv për të ndihmuar të gjitha vajzat shqiptare në vështirësi, të cilat duan të kenë pavarësinë e tyre.

Ndërkohë që aktorja Rudina Dembacaj ka ironizuar duke ripostuar videon e saj të datës 8 tetor 2020 ku ka treguar se ajo ide ishte e saj.

“8 tetor 2020. U zgjova me ide “origjinale” të talenteve të ekranit. Mirmengjes!”./GazetaBlic/

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Rudina Dembacaj (@rudinadembacaj)