Lajme

I vihet flaka një shtëpie në Zhur

03/25/2023 09:04
nga:Astrit Gashi

Një person në Zhur të Prizrenit ka raportuar se në rrethana të panjohura është përfshirë nga zjarri një shtëpi e pa banuar.

Në raportin e policisë thuhet se njësitë relevante dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë shuar zjarrin.

Vlera monetare e dëmit të shkaktuar nuk dihet ende.