Lajme

I vihet flaka një kishe katolike në Prizren

12/03/2022 09:47
nga:Astrit Gashi

Një person, shtetas i Kosovës, ka ndezur një zjarr në një kishë katolike në Prizren, dhe më pas ishte larguar.

Në raportin e Policisë thuhet se njësitet policore kanë dalë ne vendin e ngjarjes, kurse i dyshuari ishte vet-paraqitur në stacionin policor. I njëjti është dërguar në ekzaminim mjekësor psikiatrik.

Zjarri nuk kishte përmasa të mëdha dhe ka arritur të fiket nga prifti.

“Pasi që zjarri nuk ishte në përmasa të mëdha nuk ka pasur nevojë për ekipet e zjarrfikësve dhe ishte shuar nga prifti i kishës”, thuhet në raportin e Policisë.

Me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt.