Lajme

I vidhet zinxhiri nga qafa, viktima në Mitrovicë merr tretman mjekësor

06/26/2024 11:25
nga:Gazeta Blic

Policia e Kosovës ka njoftuar se një grua ka raportuar se një person i panjohur ia ka vjedhur zinxhirin e arit nga qafa.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Knjaz Millosh”, në veri të Mitrovicës rreth orës 11:41.

“Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se një i dyshuar i panjohur nga qafa i ka vjedhur një varëse ari. Si pasojë, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raport.

Policia po heton rastin.