Sporti

I veçanti Vidal i “çmend” të gjithë me veprimin e tij, ia kap të dy veshët zyrtarit përgjegjës për zëvendësimet

12/02/2021 10:03
nga:Mergim Rreci

Interi ka regjistruar një tjetër fitore shumë të rëndësishme në Serie-A duke e mposhtur Spezian me rezultat 2-0 në “Giuseppe Meazza”.

Nga një gola në secilën pjesë i mjaftuan “Neroazzurëve” që t’i arkëtojnë tri pikë të reja nga ky takim, transmeton GazetaBlic Sport.

Roberto Gagliardini shënoi në minutën e 36’ për 1-0, kurse Lautaro Martinez e vendosi rezultatin përfundimtar të ndeshjes nga penalltiat duke shënuar për 2-0 në minutën e 58’.

Një moment shumë interesant në këtë takim ndodhi kur Vidal po inkuadrohej në ndeshje, atje ku e ngacmoi personin përgjegjës për zëvendësimet, duke ia kapur të dy veshët e tij.

Kjo nuk është natyrisht hera e parë që ai bën veprime të tilla.