Lajme

I vazhdohet paraburgimi edhe për dy muaj Fatmir Shehollit për spiunazh

07/14/2026 17:14
nga:L J

Gjykata Themelore në Prishtinë ka vazhduar edhe për dy muaj masën e paraburgimit ndaj Fatmir Shehollit, i cili dyshohet për kryerjen e veprës penale “Spiunazhi” në vazhdimësi.

Zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi, njoftoi për tëvë1.info se vendimi është marrë pas kërkesës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për vazhdimin e masës së paraburgimit.

Sipas njoftimit, gjyqtarja e procedurës paraprake, pas shqyrtimit të kërkesës së Prokurorisë Speciale, ka aprovuar kërkesën dhe përmes aktvendimit ka vendosur që të pandehurit F.SH. t’i vazhdohet masa e paraburgimit për një periudhë prej dy muajsh.

F.SH. po hetohet nën dyshimin e bazuar se ka kryer veprën penale të spiunazhit në vazhdimësi, ndërsa procedurat ndaj tij vazhdojnë në përputhje me dispozitat ligjore.

“Ju njoftojmë se pas kërkesës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për vazhdimin e masës së paraburgimit në çështjen penale ndaj të pandehurit F.SH., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale të Spiunazhit në vazhdimësi, gjyqtarja e procedurës paraprake pas shqyrtimit të kërkesës, përmes Aktvendimit ka aprovuar kërkesën e PSRK-së, ashtu që të njëjtit i është vazhduar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 2 (dy) muaj”, ka deklaruar Gashi.