Sporti

I skadon kontrata në fund të këtij edicioni, Leo Messi vendos për të ardhmen e tij

05/22/2021 13:51
nga:Mergim Rreci

Lionel Messi ka vendosur që të vazhdojë marrëdhënien e tij me klubin katalanas.

Korrespondenti i BeinSportsNews, Achraf Ben Ayad i cili është gazetar pranë klubit te Barcelonës e ka dhënë këtë informacion, përcjell GazetaBlic Sport.

Sulmuesit argjentinas i skadon kontrata në verë dhe flitej shumë se ky mund të ishte viti i tij i fundit tek kjo skuadër.

Megjithatë, siç duket ai tashmë do të jetë edhe për së paku një vit pjesë e kësaj skuadre.