Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar për fituesin e çmimit – “Ylli i Javës”.
Ky çmim për javën e 20-të në Albi Mall Superligë i është ndarë sulmuesit të SC Gjilanit, Senad Jaroviç, transmeton GazetaBlic Sport.
Vlerësimi i më të mirit të javës është bërë nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit, në përbërje të Shyqeri Salihu, Enver Prapashtica dhe Vllaznim Visoka.
Ky komision vendosi që çmimi “Ylli i Javës” për xhiron e njëzet t’i takojë Senad Jaroviçit, i cili arriti që me golat e tij ta dërgojë skuadrën e tij në avantazh dy herë dhe të arkëtojë 3 pikë shumë të rëndësishme për skuadrën e tij, SC Gjilani, në ndeshjen kundër kampionit aktual, FC Ballkani, të cilën e fituan me rezultat 2:1.