Fansat e mbretit të “Instagram”-it, Dan Bilzerian, janë gëzuar për rikthimin e tij në rrjetet sociale. Ai kishe pak javë që nuk publikonte, por u rikthye ashtu siç vetëm ai di.
Fillimisht, ai ka publikuar disa fotografi nga pushimet e tij në Itali. Teksa ndodhet në një jaht luksoz, Dan-i ka pozuar së bashku me disa modele shumë seksi duke shijuar rrezet e diellit.
Më pas Bilzeriani ka zbuluar se ka udhëtuar drejt Tajlandës, ku në “Instagram” ka postuar një foto ku shfaqet së bashku me modelen e tij.
Dan Bilzerian (Mbreti i Instagramit) ndiqet nga 32.5 milionë njerëz në llogarinë e tij të “Instagram”-it ku poston shumë foto dhe video të tilla me vajza pothuajse të zhveshura.
Kujtojmë se Bilzerian ka treguar se pasurinë gjatë jetës së tij e krijuar përmes pokerit, ku arriti të bëhej personi më i suksesshëm në botë.





