Një grua ukrainase është plagosur nga shpërthimi me bombë në një ndërtesë banimi në qytetin Chuguev të Ukrainës.
Shpërthimet kanë tronditur qytete dhe qyteza në Ukrainë që nga mëngjesi i së enjtes, ndërsa trupat dhe tanket ruse u zhvendosën, përcjell GazetaBlic.
Pas shpërthimit, ajo ka mbetur me disa lëndime – por ka shpëtuar, teksa më pas ka dhënë edhe një intervistë për “EuroNews”.
“Unë kurrë nuk kam menduar se një gjë e tillë mund të ndodhë. Unë vet jam mësuese, edukatore, ne kemi mësuar për histori, por nuk kemi menduar se do të ndodhë një gjë e tillë tek ne. M’u ka shkatërruar shtëpia, nuk kam më as dyer e as dritare, thjesht asgjë! Unë jam me fat, pasi kam pasur një engjëll shumë të fortë mbrojtës që më ka mbajtur gjallë. Unë do të zgjohem tani, do të bëjë gjithçka për Ukrainën, aq sa mundem, me aq fuqi sa kam, pasi ky është vendi im”, tha Olena Kurilo për “EuroNews”.
/GazetaBlic
?? A Ukrainian woman is injured in the bombing of a residential building in the city of Chuguev, Ukraine.
Explosions have been rocking cities and towns in Ukraine since Thursday morning as Russian troops and tanks moved in. #UkraineRussia pic.twitter.com/bMLUEk5llZ
— euronews (@euronews) February 24, 2022


