Sporti

“I shokuar dhe i tronditur”, Duka reagon pas vdekjes së Dwamena

11/11/2023 16:49
nga:Mergim Rreci

“Jam thellësisht i shokuar e i tronditur”, shkruan Armand Duka në rrjetet sociale në lidhje me vdekjen e Raphael Dwamenas, sulmuesit dhe kapitenit të Egnatias.

Ganezi ndërroi jetë sot në moshën 28-vjeçare pas rrëzimit në fushë në takimin kundër Partizanit në “Demrozi Arena”.

“Jam thellësisht i shokuar e i tronditur për ndarjen e parakohshme nga jeta të lojtarit të Egnatias, Raphael Dwamena.

Një lojtar i fortë, me shpirt gare, një futbollist që edhe në statistikat e FSHF dhe të Superiores, kishte rekordin më të mirë të golave.

Dwamena tregonte disiplinë e karakter dhe një futbollist që kishte komunikim të jashtëzakonshëm me shokët e ekipit, por edhe jashtë tij.

Në emër të FSHF i shpreh ngushëllimet e mia familjarëve të futbollistit dhe vetë ekipit të Egnatias ku ai kontribuoi dhe shkëlqeu në këtë karrierë të tillë futbollistike. Rest in peace Raphael Dwamena”, shkruan presidenti i FSHF-së.