Kreshnik Uka e ka fituar për herë të tretë çmimin e “Yllit të Javës”.
Për sulmuesin 26-vjeçar kjo është hera e tretë në këtë edicion që e fiton këtë çmim dhe pa dyshim është ndër më të merituarit për rezultatet pozitive të ekipit kuqezi nga Skenderaj, përcjell GazetaBlic Sport.
Ai shënoi dy gola në ndeshjen ndaj Llapit dhe dhuroi një paraqitje fantastike. Uka deri më tash ka realizuar 15 gola, duke u renditur i dyti në listën e golashënuesve.



