Sporti

I shënoi katër gola Real Madridit, kjo është nota fantastike e Castellanos

04/25/2023 21:31
nga:Mergim Rreci

Real Madrid u mposht 4-2 në transfertë përballë Gironas, përballje ku shkëlqeu Taty Castellanos me “poker” golash.

Sulmuesi argjentinas shijoi një mbrëmje të paharrueshme, duke ndëshkuar plot katër herë kampionët në fuqi të Spanjës dhe Europës.

24-vjeçari u kthye në lojtarin e parë të shekullit 21 që i shënon katër gola Realit gjatë një ndeshjeje të La Liga-s.

Ai mori notën 10 për paraqitjen e tij të mrekullueshme, duke qen% pa asnjë diskutim lojtari i ndeshjes.