Skuadra e Real Madridit ka fituar ndaj Liverpoolit në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve.
Në ndeshjen e parë çerekfinale të zhvilluar sot në Di Stefano, lojtarët e Zinedine Zidane kanë triumfuar ndaj Liverpoolit me rezultatin 3:1, shkruan GazetaBlic Sport.
Vinicius Junior ka shënuar dy gola të rëndësishëm në këtë takim dhe u shpreh mjaft i lumtur për këtë.
“Është shumë bukur të fitosh, në momentin më të mirë të sezonit”, tha fillimisht Vinicius Junior.
“Ne nuk lejuam që ata të krijojnë raste dhe duhet të luajmë në të njëjtën mënyrë si sot. Të tjerët flasin, unë vazhdoj të punoj, kjo më jep forcën që më duhet për të arritur në momentin e rëndësishëm dhe për të shënuar golat që na duhen”, vazhdoi ai.
“Unë punoj shumë, kam ëndërruar të luaj për Real Madridin dhe mendoj se për shkak të dëshirës dua më të mirën për tifozët tanë”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport


