Sporti

I shënoi dy gola Barcelonës, shumë klube pas sulmuesit të Benficas

10/26/2021 23:57
nga:Mergim Rreci

Golat e shumtë të shënuar në këtë fillim sezoni dhe mbi të gjitha dopieta ndaj Barcelonës në Ligën e Kampionëve, kanë bërë që sulmuesi i Benficës, Darwin Nunez të tërheqë vëmendjen e “big”-ëve të Europës.

Dy Manchesterët, Chelsea e Tottenham kanë bërë hapat e parë në drejtim të sulmuesit 23-vjeçar uruguaian, pasi kanë aktivizuar ndërmjetësit për të studiuar terrenin dhe për të parë se në çfarë shifrash mund të kompletohet operacioni.

Së fundi garës i është shtuar edhe Atletico Madrid, që është këshilluar nga Luis Suarez dhe po përdor pikërisht veteranin uruguaian, për të bindur Nunez të transferohet në një tjetër kryeqytet iberik.

Ndërkohë Benfica është në rolin e spektatorit të interesuar, pasi sa më shumë që rritet kërkesat ndaj sulmuesit, aq më shumë rritet edhe çmimi I kartonit të tij, që momentalisht llogaritet rreth 50-60 milionë euro.