Ish-deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Haxhi Shala, ka ngushëlluar familjen e Labinot Bekës, të riut që humbi jetën si pasojë e infektimit me korinavirus, raporton Gazeta Blic.
Shala thotë se me pikëllim e mori lajmin për vdekjen e të riut nga Gjakova.
Shkrimi i plotë:
Me pikëllim të thellë e mora lajmin për vdekjen e mikut Labinot Bekës si pasojë e Covid-19.
Labinoti ishte një i ri i arsimuar, i cili donte të tregonte potencialin e tij dhe të kontribonte në komunitet.
Ngushëllimet e mia për familjen e tijë dhe miqtë. Sot ne humbëm një djalë energjik, të arsimuar dhe miqësor.


