Lajme

I riu të cilit liria e Kosovës nuk i duket e plotë pa lirinë e Palestinës, është aktivist i VV-së

05/14/2021 19:41
nga:M K

Në Prishtinë sot është mbajtur një marsh solidarizues me popullin palestinez.

Disa qytetarë marshuan me pankarata në të cilat shkruhej “Free Palestine”, “Liria jonë nuk është e plotë pa lirinë e popullit palestinez” e pankarta të tjera të ngjashme.

E personi që mbante në duar pankartën “Liria jonë nuk është e plotë pa lirinë e popullit palestinez” që u komentua shumë sot, del të jetë aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje, shkruan Reporteri.

Ai është Amar Pushka. Në profilin e tij në Facebook shkruan se është aktivist i partisë së kryeministrit Albin Kurti.

Madje Pushka ka kontakte me vet Kurtin, me të cilin ka shumë fotografi.

06/15/2021 21:10

Kosovarit ia mbjellin fshehurazi arën me kanabis, flet pronari i tokës