Lajme

I riu shqiptar arrestohet në Itali, përplasi 16-vjeçarin dhe e la të vdeκur në vend

01/27/2023 22:36
nga:Y I

Një 24-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane sapo ka zbritur në aeroportin “Fontanarossa” në Katania.

I riu Rafaelo Beqaj akuzohet për aksidentimin për vdekje të një 16-vjeçari.

Ngjarja në fjalë ndodhi 18 dhjetor në Acireale. Hetimet nisën menjëherë pas aksidentit të ndodhur rreth orës 3 të mëngjesit, pas përplasjes mes një makine Audi Q8, e drejtuar nga Rafaelo Beqaj dhe një motoçiklete.

24-vjeçari shqiptar vinte nga rruga “Corso Italia” me shpejtësi të madhe.

Ai e ka përplasur motoçikletën e drejtuar nga viktima. 16-vjeçari Daniele Cantale Garano nga forca e përplasjes ka “fluturuar” disa metra larg. Si rrjedhojë e plagëve të rënda të marra ai ka ndërruar jetë menjëherë.

Policia ka rikonstruktuar dinamikën e aksidentit dhe përgjegjësitë e personave të përfshirë, duke konstatuar se ka tregues të rëndë fajësie ndaj shtetasit shqiptar.

Mbi bazën e tyre gjyqtari paraprakisht ka dhënë masën e sigurisë ndaj 24-vjeçarit që u ndalua sapo u kthye nga Shqipëria, në aeroportin “Fontanarossa”.