Një fëmijë i moshës gjashtë vjeçare ka ndërruar jetë pasi janë rrëzuar dyert e metalit në oborrin e tij.
Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se “Në rrethana të panjohura janë rrëzuar dyert e metalit nga të cilat është lënduar një fëmijë. Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në QKUK. Në vend ngjarje kanë dal njësitet përkatëse”.
Ndryshe zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani ka konfirmuar vdekjen e fëmijës gjashtë vjeçare.
Kurse babai i tij, Musli Matoshi shkroi lidhur me vdekjen e Florian Matoshit, djalit gjashtë vjeçar që ndërroi jetë në mënyrë aksidentale.
“Pas një aksidenti që ndodhi dje, në moshën 6 vjeçare ka vdekë djali jem #Loli Florian Matoshi..!!!T’Zotit jemi dhe tek Ai kemi me u kthy…Varrimi bëhet nesër , me kohen e Xhumasë ( nesër ), në Vërbicë të Kmetovcit /Gjilan”, ka shkruar ai.