Lajme

“I punoj me shumë pasion”, veçantia e luleve organtine, çdo gjë punim dore

10/17/2024 09:26
nga:G B

Qamile Mehmeti ushtron profesionin e mësimdhënëses. Por, krahas kësaj, ajo po zhvillon dhe një hobi, të cilin e bën me shumë pasion e përkushtim.

Ajo prej kohësh ka nisur punimin e luleve organtine, të cilat janë të gjitha punim dore.

Për Gazeta Blic ajo ka treguar se si ka nisur gjithçka, si punohen lulet, sa kohë merr i gjithë procesi dhe për kërkesat e për çka i përdorin ato.

Shitjen e tyre ajo e bën aktualisht vetëm online, përmes rrjeteve sociale në faqet Dreamy Organza Flowers, derisa në të ardhmen thotë se mendon dhe ta zgjerojë si biznes dhe me dyqan.

“Edhe pas një dite të lodhshme, kur i punoj këto lule, më duket sikur pjesa e tjetër e ditës është harruar. Normale që nuk është e lehtë por kur e bën diçka me pasion, mund të arrihet gjithçka”, u shpreh ajo ndër të tjera.

Më poshtë mund ta dëgjoni rrëfimin e saj./Gazeta Blic/