Sporti

I prekur nga gripi, Ibrahimovic nuk prezantohet para skuadrës në ditën e parë të tij të punës

12/15/2023 14:01
nga:Mergim Rreci

Para disa ditësh Zlatan Ibrahimovic zyrtarizoi rikthimin e tij tek Milani, këtë herë jo si futbollist, por në rolin e drejtuesit teksa do të mbajë rolin e këshilltarit të presidentit Gary Cardinale.

Këtë të premte, Zlatan duhej të paraqitej në qendrën sportive të kuqezinjve, Milanello, për t’u prezantuar edhe para skuadrës e për t’i dërguar një mesazh lojtarëve të cilët duhet të ngjiten shpejt në klasifikim pasi Inter dhe Juventus janë shkëputur disi.

Por, aventura ka nisur paksa ters për ish-sulmuesin pasi ai nuk është paraqitur në Milanello për shkak të një gjendje gripale. Këtë fundjavë, Milan luan në transfertë ndaj Monzas dhe do t’i duhet të reagojë pas disfatës me Atalantën.