Sporti

I preferuari i Simeone, sulmuesi i Juventus shumë pranë kalimit te Atletico Madrid

01/19/2024 22:59
nga:Mergim Rreci

Sipas raportimeve nga Sky Italia, sulmuesi i Juventusit, Moise Kean është gati t’i bashkohet Atletico Madridit në formë huazimi për pjesën e mbetur të sezonit.

Kean, 23 vjeç, bëri një transferim të plotë në Juventus nga Everton në korrik për 30 milionë euro, përcjell GazetaBlic Sport.

Megjithatë, ai e ka pasur të vështirë të ndikojë në Serie A dhe nuk ka shënuar ende një gol në ligën italiane këtë sezon, pavarësisht se ka luajtur 472 minuta. Kontrata e tij me Juventusin skadon në qershor të vitit 2025.